Këngëtarja e njohur Anxhelina Hadërgjonaj është mjaft aktive në rrjetet sociale.
Ajo thuajse gati çdo ditë publikon fotografi dhe video të ndryshme, të cilat marrin me mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj.
Së fundmi, bukuroshja ka publikuar një fotografi mjaft provokative në Instagram.
Ajo ka vizituar Amsterdamin, gjersa siç e do tradita e këtij qyteti Anxhelina e ka ‘ndezur’ një, por që nga fotoja duket të ketë qenë një cigare jo shumë e rëndë.
“Të jesh një turiste në Amsterdam”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotos, gjersa mamaja e saj, këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj thjeshtë ka komentuar duke qeshur.
Ka qen këngëtarja Era Istrefi , e cila gjithashtu ka komentuar mbi foton, duke shkruar “Dukesh si një boss”. /Telegrafi/