Ajo prej shumë vitesh ka qenë pjesë e skenës muzikore, e madje shquhet edhe për performancat ‘live’ që bën.
Fjala është për këngëtaren nga Shqipëria, Anxhela Peristeri, e cila vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes e artiste shumë e kërkuar edhe në ditët e sotme.
E ftuar së fundmi në emisionin ‘NIN’ gjatë rubrikës “Haje ose Thuaje”, këngëtarja nga Korça u pyet saktësisht për pagesën më të lartë që ka marrë gjatë një koncerti apo mbrëmje muzikore.
“Si një prej këngëtareve më të suksesshme që performon ‘live’, cila ka qenë vlera e pagesës më e lartë që ke marrë për këndim?”, ka qenë pyetja drejtuar Peristerit.
“Vlera më e lartë që kam marrë për këndim ka qenë tetë mijë euro”, ishte përgjigja e 34 vjeçares, që është ndër artistet e rralla që nuk hezitoi të shpreh një gjë të tillë.
Anxhela ndërkaq në fund të muajit dhjetor fitoi edicionin e 59-të të RTSH-së, e cila po ashtu pritet të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2021”. /Telegrafi/