Telegrafi

Anxhela Peristeri publikon një moment pas Eurovisionit duke u përqafuar me shqiptarin Gjon Muharremaj

Anxhela Peristeri (Foto: Instagram)

Të shtunën (22 maj) është mbajtur nata finale e festivalit Eurovision.

Të pranishëm në këtë eveniment madhështor kanë qenë dy shqiptarë përfshirë këngëtaren Anxhela Peristeri, e cila ka përfaqësuar Shqipërinë dhe artistin me prejardhje nga Kosova, Gjon Muharremaj, i cili ka përfaësuar Zvicrën.

Ka qenë së fundmi Anxhela ajo e cila ka ndarë një video në rrjete sociale, ndërsa tregon një nga momentet që ka ndodhur pas finales.

Anxhela Peristeri (Foto: Instagram)

Në videon e publikuar me 292 mijë ndjekësit në Instagram, Peristeri shfaqet e lumtur duke u përqafuar me miqtë e po ashtu edhe me këngëtarin Muharremaj.

Lexo po ashtu Zvicra me Gjon Muharremajn renditet e treta në finalen e Eurovision, ndërsa Shqipëria me Anxhela Peristerin e 21-ta

“Pas Eurovisionit”, ka shkruar ajo.

Anxhela është renditur në vendin e 21-të në Eurovision 2021 me gjithsej 57 pikë, ndërkohë që Gjon ka zënë vendin e tretë me plot 432 pikë.

Sidoqoftë, yjet shqiptarë u shprehën se janë të lumtur për suksesin e arritur e po ashtu edhe për eksperiencën e mahnitshme që kaluan këto ditë në Rotterdam.

Duhet theksuar se Italia këtë vit zuri vendin e parë në Eurovision falë grupit “Maneskin”. /Telegrafi/