Të shtunën (22 maj) është mbajtur nata finale e festivalit Eurovision.
Të pranishëm në këtë eveniment madhështor kanë qenë dy shqiptarë përfshirë këngëtaren Anxhela Peristeri, e cila ka përfaqësuar Shqipërinë dhe artistin me prejardhje nga Kosova, Gjon Muharremaj, i cili ka përfaësuar Zvicrën.
Ka qenë së fundmi Anxhela ajo e cila ka ndarë një video në rrjete sociale, ndërsa tregon një nga momentet që ka ndodhur pas finales.
Në videon e publikuar me 292 mijë ndjekësit në Instagram, Peristeri shfaqet e lumtur duke u përqafuar me miqtë e po ashtu edhe me këngëtarin Muharremaj.
“Pas Eurovisionit”, ka shkruar ajo.
Anxhela është renditur në vendin e 21-të në Eurovision 2021 me gjithsej 57 pikë, ndërkohë që Gjon ka zënë vendin e tretë me plot 432 pikë.
Sidoqoftë, yjet shqiptarë u shprehën se janë të lumtur për suksesin e arritur e po ashtu edhe për eksperiencën e mahnitshme që kaluan këto ditë në Rotterdam.
Duhet theksuar se Italia këtë vit zuri vendin e parë në Eurovision falë grupit “Maneskin”. /Telegrafi/