Site icon Telegrafi

Anxhela Peristeri këndon shqip në emisionin e famshëm grek: Jam krenare që jam shqiptare

Foto: Anxhela Peristeri/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri, do të përfaqësojë muajin tjetër Shqipërinë në “Eurovision 2021”.

Ajo është duke promovuar këngën e saj “Karma” në mbarë shtete konkurruese të “Eurovision”-it, gjersa ka qenë e ftuar së fundmi edhe në emisionin e famshëm grek, “Eutixite”, që transmetohet në Open TV.

Perister ka folur në këtë emision rreth origjinës së saj, ku ka theksuar se është shqiptare kur moderatorja i drejtoi asaj pyetjen nëse është greke.

Foto: Anxhela Peristeri/Instagram

“Jo unë jam shqiptare, unë dhe prindërit e mi kemi lindur ne Shqipëri, me Greqinë më lidh prejardhja e largët dhe fakti që kam punuar”, ka thënë ajo.

Pyetje e moderatores erdhi si pasojë e faktit që Anxhela ka jetuar për një periudhë të gjatë kohe në Greqi.

Në përfundim të emisionit, reprezentuesja e Shqipërisë sivjet në “Eurovision” perfomroi live këngën “Karma”, me të cilën edhe prezanton shtetin shqiptar.

Anxhela do të ngjitet në skenën e “Eurovision”-it, në natën e dytë gjysmëfinale. /Telegrafi/

Exit mobile version