Telegrafi

Anxhela Peristeri dhuron spektakël në finalen e Eurovision 2021, përfundon me sukses interpretimin e këngës “Karma”

Sot (e shtunë) është duke u mbajtur nata finale e “Eurovision 2021”.

Anxhela Peristeri është këngëtarja që ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë, përmes këngës së saj “Karma”.

Ajo pati rastin që të performojë para një publiku të gjerë, të cilët u mahnitën nga vokali i këngëtares.

Me një zë të ngrohtë dhe interpretim korrekt, Anxhela i bëri mjaft krenarë shqiptarët me paraqitjen e saj.

Përpos kësaj, artistja e njohur tërhoqi vëmendje edhe me paraqitjen glamuroze, me të cilën u paraqit në skenë.

Anxhela Peristeri do të interpretojë këngën e saj “Karma” e dyta në renditje, dhe mban kodin “02” për të gjithë ata që duan të votojnë (mund të votohet nga shqiptarët e të gjitha shteteve pjesëmarrëse në Eurovision, me përjashtim Shqipërinë). /Telegrafi/