Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri, këtë vit përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision 2021”.
Ajo së fundmi u bë e ditur se është vlerësuar nga faqja zyrtare e “Eurovision” si një nga pesë vokalet më të mira.
Krahas saj janë edhe artistët përfaqësues të Maltës, Zvicrës, Izraelit dhe Portugalisë.
Në mesin e tyre është vlerësuar edhe artisti me prejardhje nga Kosova, Gjon Muharremaj, i cili nën përfaqësimin e Zvicrës zuri vendin e tretë.
Faqja zyrtare ka hapur një votim në faqen e Instagramit për të përzgjedhur më të mirin mes tyre.
Për të votuar Peristerin duhet të komentoni emrin e saj në postim që vlen vetëm 24 orë.
Për Anxhelën kanë shprehur mbështetjen e tyre edhe këngëtarë si: Ronela Hajati, Rozana Radi, Evi Reçi, Ardit Çuni.
Për t’ua rikujtuar më poshtë ua sjellim performancën e plotë të yllit shqiptar:
/Telegrafi/