Telegrafi

BE anulon takimin me OJQ-të, ekziston rrezik për siguri

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup pak më parë ka anuluar një takim me OJQ-të të planifikuara për sot, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Dyert e BE-së mbeten të hapura për shoqërinë civile, dikush e pranoi ftesën tonë, disa jo, por fatkeqësisht takimin jemi të detyruar ta anulojmë për arsye sigurie – shpjegojnë nga Delegacioni i BE-së, pa thënë më saktë se çfarë rreziku për siguri ekziston.

Ky anulim i takimit vjen pas shpalljes nga ana e OJQ-ve për të bojkotuar takimin për shkak se në atë është e ftuar edhe LQMM. Organizatat joqeveritare sot në ora 10:00 në një konferencë për shtyp para BE-së në Shkup, e cila do të shpjegojë arsyet për bojkotin e takimit.

Takimi i sotshëm ishte menduar si pjesë e konsultimeve për dalje nga kriza politike. /Telegrafi/

Takimi i sotëm ishte konceptuar si pjesë e konsultimeve nga kriza politike.