Telegrafi

Anuloi koncertet për shkak të ndërhyrjeve kirurgjike, Cardi B: Shëndeti është pasuri

Reperja amerikane, Cardi B së fundmi ka bërë ndërhyrje kirurgjike në gjoks dhe të pasme me këtë rast kishte anuluar edhe koncertet.

Ajo i është drejtuar kritikëve rreth kirurgjisë plastike teksa i kërkon falje fansave duke thënë se as ajo nuk është e kënaqur. “Ju e dini, unë i urrej anulimet e koncerteve sepse i dua paratë”, ka thënë Cardi, 26 vjeçe, në një video live në Instagram të hënën.

“Unë jam e varur nga paratë dhe paguhem me shumë para për këto shfaqje… sikur të anuloj miliona dollarë në një shfaqje”, vazhdon më tej reperja.

Cardi B (Foto: Broadimage/REX/Shutterstock)

“Por, shëndeti është pasuri, kështu që unë duhet të bëj atë që duhet të bëj. Gjoksi im duhet të shërohet dhe kjo është ajo që dua”, thotë këngëtarja.

Ajo para pak javësh i kishte zmadhuar të pasmet, gjersa e ka quajtur këtë një proces mjaft të dhimbshëm.

Këngëtarja e hitit “Bodak Yellow” është shprehur se dhimbja për të zmadhuar të pasmet është e ngjashme me atë të lindjes. /Telegrafi/