Site icon Telegrafi

Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë

Komuna  e Prishtinës njofton se vizita e Dr. Bernard Kouchner në Kosovë, dhe të gjitha ngjarjet e planifikuara për datën 11 qershor 2024 janë anuluar.

Vizita është anuluar për shkak të çështjeve logjistike të ndërlidhura me Dr. Kouchner.

Ndryshe, ish-përfaqësuesi i Lartë i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner, kishte planifikuar ta vizitojë Kosovën të martën dhe të mërkurën.

Ambasada e Francës, njoftoi se Kouchner do të pritej nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Atij poashtu do t’i dorëzohej “Çelësi i Qytetit” nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ndërsa në plan ka qenë edhe zbulimi i një pllake të një rruge të emërtuar me emrin e tij.

Më 12 qershor Kouchner poashtu do t’i drejtohej Kuvendit të Kosovës në një seancë solemne.

Siç ka bërë të ditur Ambasada e Francës në Kosovë, Kouchner do ta vizitonte edhe Graçanicën gjatë vizitës së tij në Kosovë./Telegrafi/

Exit mobile version