Site icon Telegrafi

Anulohet vendimi me të cilin u shkarkua drejtori i QKK-së, Zharku: Një hap me rëndësi drejt ligjvënies në Qendrën Kinematografike

Muaj më parë ishte suspenduar nga pozita e Drejtorit të QKK-së, Arben Zharku.

Komisioni disiplinor që është krijuar në kuadër të QKK-së, kishte marrë këtë vendim, bazuar në Ligjin për zyrtarë publikë, sipas të cilit është vlerësuar se Zharku ka kryer shkelje të rënda të detyrës.

Mirëpo ky vendim është anuluar të mërkurën nga Komisioni për zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave në Ministrinë e Kulturës.

I kontaktuar nga Telegrafi, Zharku e ka quajtur këtë vendim një hap të rëndësishëm të ligjvënien e qendrës ku drejtonte.

“Po, ky për mua është një hap me rëndësi drejt ligjshmërisë së punës në Qendrën Kinematografike të Kosovës”, ka thënë Arben Zharku.

I njëjti ishte emëruar drejtor i QKK-së në shkurt të vitit 2018. /Telegrafi/

Exit mobile version