Telegrafi

Anulohet vendimi për shkarkimin e Sejdiut nga pozita e drejtorit të SHSKUK-së

Inspektorati i Punës e ka vlerësuar si të padrejtë shkarkimin e Basri Sejdiut nga pozita e drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Sejdiu, duke e publikuar vendimin e pranuar.

“Ky vendim konfirmon punën time të ndershme dhe profesionale në SHSKUK, të cilën e mora në menaxhim në vitin 2017, në gjendje të rendë, gati të pashpresë. Gjatë mandatit tim kam arritur të rrisë shërbimet në çdo klinikë të QKUK-së si dhe në spitale të përgjithshme duke pasur gjithmonë pacientin në qendër. Vlen të potencojë menaxhimin e suksesshëm të pacientëve me COVID-19. Të përkujtojë se kemi pasur numrin më të vogël të fatalitetit nga kjo sëmundje në rajon, kemi mbrojtur stafin nga infeksioni dhe kemi krijuar hapësira të reja për menaxhim të kësaj sëmundje”, ka shkruar Sejdiu, përcjell Telegrafi.

Kujtojmë se në fillim të muajit korrik, bordi i SHSKUK-së kishte marrë vendim për shkarkimin e Sejdiut.

Lexo po ashtu Shkarkohet drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu

Sejdiu ishte zëvendësuar me mjekun specialist të infektologjisë, Valbon Krasniqi. /Telegrafi/