Telegrafi

Anulohet takimi ministror për bashkëpunim ndërkufitar në Selanik

Takimi i të katërve, gjegjësisht i pestë i bashkëpunimit ndërkufitar i ministrave të jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Greqisë mikpritëse, të planifikuar për 10 dhe 11 qershor në Selanik, është anuluar, njofton AIM nga Athina.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, do të shpallet afati i ri për mbajtjen e mbledhjes./Telegrafi/