Telegrafi

Anulohet takimi mes liderëve të partive politike

Tv21 bën të ditur se është anuluar takimi mes liderëve të katër partive më të mëdha, i cili ishte paralajmëruar për t’u mbajtur sot, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov, për TV 21. Takimi supozohej të mbahej pas skadimit të afatit për dorëzimin e listave për anëtarët e këshillave zgjedhore, ku vetëm OBRM-PDUKM ka dorëzuar ato pranë KSHZ-së.

KSHZ-ja njoftoi se BDI-ja dhe PDSH-ja në këtë institucion nuk kanë paraqitur propozimet për anëtarë të këshillave zgjedhorë komunalë. Ndërsa, LSDM-ja vazhdon të mbajë qëndrimin që ka pasur prej në fillim./Telegrafi/