Telegrafi

Anulohet takimi i sotëm në mes përfaqësuesve politik!

Edhe pse u paralajmërua se bisedimet në mes përfaqësuesve të partive politike, nënshkrues të Përzhinos, do të vazhdojnë sot në ora 12:30, në Klubin e deputetëve nuk u shfaq asnjë anëtar i Grupit të punës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Deri më tani nuk u tregua pse takimi është anuluar, nëse ndonjëri nga pjesëmarrësit në bisedimet ka anuluar prezencën e tij ose përsëri bëhen konsultime shtesë për një marrëveshje të arritur përfundimtare.

Përveç anulimit të takimit të sotëm, ende nuk nuk është caktuar termin i ri për takimin e ardhshëm. /Telegrafi/