Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, sot njoftoi se sërish është anuluar shpallje publike për ndihmë financiare të kompanive ajrore, që u publikua më 13 shtator të këtij viti.
Në konferencë për shtyp nga qeveria, Sugareski tha se deri në fund të afatit është dorëzuar vetëm një ofertë nga “Wizz Air”, e cila nuk ka përkuar me kushtet dhe kriteret e tenderit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përndryshe, edhe oferta e parë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për subvencionim të kompanive ajrore u anulua për shkak të dorëzimit të vetëm një oferte./Telegrafi/