Site icon Telegrafi

Anulohet sërish seanca për rastin e Almir Aliut

Është anuluar edhe seanca e sotme në rastin e vrasjes së 4-vjeçarit Almir Aliu. Shkak për anulimin e sotëm ishte mungesa e njërit prej avokatëve, ndërsa seanca e radhës është caktuar për më 6 shkurt.

Në Gjykatën Themelore të Kumanovës tashmë disa herë është duke u shtyrë gjykimi për t’u shqiptuar fjalët përfundimtare për këtë rast, njofton Telegrafi Maqedoni.

I akuzuar për vrasjen e 4 vjeçarit Almirit, është Boban Iliq, i cili para disa seancash kishte pranuar veprën për të cilën akuzohet dhe që ndihet fajtor dhe shumë i penduar.

Ndërkaq, të akuzuar janë edhe prindi i Almirit, Sedat Aliu dhe dy familjarët e tij Sami Demiri dhe Abdulla Aliu për vepër penale “përdorim të dhunës”./Telegrafi/

Exit mobile version