Site icon Telegrafi

Anulohet sërish gjykimi për rastin “Talir”, avokatët nuk kanë marrë deklaratat e 26 dëshmitarëve

Në Gjykatën Penale në Shkup, sot për herë të katërt është anuluar vazhdimi i gjykimit për financimin e paligjshëm të OBRM-PDUKM, në lëndën me emrin “Talir”.

Avokatja e të akuzuarve Sanja Aleksiq, në fillimin e seancës, kërkoi të anulohet gjykimi pasi kanë munguar deklaratat e 26 dëshmitarëve në procedurë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prokurorja Lençe Ristoska, tha se dje i ka kontaktuar avokatët e të akuzuarve në këtë lëndë dhe kanë kërkuar anulimin e seancës së sotme. PSP ka konstatuar se mbrojtja nuk i ka dorëzuar CD me dëshmitë e 26 dëshmitarëve. Në ndërkohë sot CD me deklaratat e dëshmitarëve sot janë dorëzuar në gjykatë.

Ristoska shpreson që kjo të jetë shtyrja e fundit e gjykimit në këtë lëndë, pasi mbrojtja i ka dëshmitë që nga fundi i vitit 2018.

Gjykimi për lëndën “Talir” është caktuar për më 16 prill.

Ndryshe, të akuzuar në këtë rast janë Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski dhe Mile Janakieski, për veprën “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “larje parash”, si dhe Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska të akuzuar për veprën “larje parash”. Për veprën e njëjtë si subjekt juridik është e akuzuar edhe partia OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Exit mobile version