Site icon Telegrafi

Anulohet seanca për vrasjen e Almir Aliu

Është anuluar seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së 4 vjeçarit Almiri Aliu. Në Gjykatën Themelore të Kumanovës sot priteshin fjalët përfundimtare të prokurorisë.

Seanca është shtyrë për shkak të mungesës së arsyetuar të avokatëve të tre familjarëve të Almirit, të cilët akuzohen për dhunë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Avokatët informuan se seanca e radhës do të mbahet më 29 nëntor, ku pritet të thuhen fjalët përfundimtare dhe më pas të shpallet edhe aktgjykimi.

Nga mënyra se si është zhvilluar procesi i gjykimit deri tani, familja Aliu nuk është e kënaqur, pasi siç thonë ata disa herë kanë hasur në njëanshmëri nga ana e Prokurorisë së Kumanovës si dhe kanë vërejtur ndikim politik.

Natën e 25 qershorit të vitit 2016, nga një veturë e tipit Mercedez “C200”, drejtuesi i të cilit ishte Boban Iliq, u shtyp për vdekje vogëlushi 4 vjeçar Almir Aliu./Telegrafi/

Exit mobile version