Site icon Telegrafi

Anulohet seanca për rastin “Titanik”, nuk merr pjesë Janakieski

Në Gjykatën Penale në Shkup është anuluar seanca e sotme për lëndën e PSP-së “Titanik” për shkak se i akuzuari Mile Janakieski në të njëjtën kohë është dashur që të paraqitet në gjykimin për lëndën “Dhuna në Qendër”, së bashku me disa avokatë.

Seanca e radhës do të zhvillohet më 8 mars.

Për rastin e PSP-së “Titanik” akuzohen 21 persona, në mesin e të cilëve edhe ish-udhëheqësit e lartë të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Ilija Dimovski, Martin Protugjer dhe Kiril Bozhinovski./Telegrafi/

Exit mobile version