Site icon Telegrafi

Anulohet seanca për rastin “Titanik 3”, mungoi i akuzuari Ejup Alimi

Për shkak të mungesës së të akuzuarit Ejup Alimi, seanca e sotme për rastin “Titanik 3” është shtyrë për më 13 shtator.

Kryetarja e këshillit gjyqësor në këtë lëndë Marija Kletniçka informoi se për shkak të obligimeve në Kuvend, deputeti Ejup Alimi do të merr pjesë në takimet koordinative dhe do të mungojë në seancën e sotme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykatësja theksoi se edhe seanca e kaluar u anulua, ndërsa shtoi se për seancën e radhës prania është e detyrueshme dhe paralajmëroi masa tjera nëse mungojnë të akuzuarit.

Ndryshe, në rastin “Titanik 3” të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI.

Ata dyshohen se si anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor në Çair në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë shkatërruar material zgjedhor./Telegrafi/

Exit mobile version