Seanca për rastin e PSP-së “Tender” për shkak të mungesës së dëshmitarëve të ftuar, është anuluar për 4 prill.
Në seancë e pranishme ishte ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska-Mileska, e cila akuzohet për shkelje të procedurës gjatë dhënies së tenderit për ndërtimin e muzeut të OBRM-së.
Gjyqtari Osman Shabani tha se me akt do t’i sigurojë dëshmitarët në seancën e ardhshme.
“Me faktin se nuk janë të pranishëm dëshmitarët e ftuar seanca anulohet, por do t’i sigurojë nëpërmes telefonit dhe do të marrë përgjigje nga MPB”, tha gjyqtari Osman Shabani./Telegrafi/