Site icon Telegrafi

Anulohet seanca për rastin ‘Talir’, mungon Ilija Dimovski

Gjykimi për lëndën ‘Talir’ e që ka të bëjë me financimin ilegal të OBRM-PDUKM-së do të anulohet për 13 dhjetor për shkak të mungesës së deputetit Ilija Dimovski.

Gjykatësi Osman Shabani, theksoi se Dimovski nuk e ka njoftuar gjykatën se do të mungojë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ja tërhek vëmendjen publikisht Ilija Dimovskit. Është anulimi i fundit për shkak të mugnesës së Dimovskit. Mosrespektim të tillë ndaj gjyqit nuk do të lejoj”, tha gjykatësi Osman Shabani.

Seanca e parë për rastin “Talir”, e cila ka të bëjë me financimin e paligjshëm të OBRM-PDUKM-së, u mbajt më 18 shtator të këtij viti.

Përfaqësuese e aktakuzës është Lençe Ristoska, ndërsa të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Kirilll Bozhinovski dhe Mile Janakieski, të cilët akuzohen për “shpërdorim të pushtetit dhe autoritetit” dhe “pastrim parash”, si dhe Ilija Dimovski Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska, të akuzuar vetëm për “larje parash”

Exit mobile version