Telegrafi

Anulohet seanca për rastin “Talir”, Dimovski nuk ishte prezent

Për shkak të mos prezencës së deputetit Ilija Dimviskit, gjykimi për rastin e PSP-së “Talir” që ka të bëjë me financimin e partisë së OBRM-PDUKM-së është anuluar për më 7 mars, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjyqtari Osman Shabani, në fillim njoftoi se i akuzuari Ilija Dimovski me anë të një letre më 13 shkurt e ka njoftuar Gjykatën se nuk do të mund të marrë pjesë në seancën gjyqësore, sepse si shef dhe deputet i delegacionit kuvendor do marrë pjesë në Asamblenë kuvnedore të NATO-s, që do të mbahet nga 17 deri më 22 shkurt në Bruksel.

Në mesin e të akuzuarve për rastin e PSP-së “Talir” janë edhe Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski./Telegrafi/