Seanca e sotme për rastin “Shënjestra-Fortesa” është anuluar me kërkesë të avokatëve të të akuzuarit Sasho Mijallkov, të cilët u arsyetuan se sot në caktuar seancë në Gjykatën Themelore Shkupi 1, ku do të diskutohet për ankesën e Mijallkovit për rastin “Perandoria”.
“Duke pasur parasysh se Mijallkov është në paraburgim dhe dje ka pasur seancë për rastin ‘Titanik 2’ dhe faktit se mbrojtja nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për konsultime, kërkojmë shtyrje të seancës së sotme”, tha avokati Petar Vasilevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se pas përfundimit të seancës publike, e cila duhet të mbahet sot, mbrojtja nuk do të jetë në gjendje ta vazhdojë seancën tjetër.
Gjykata e pranoi kërkesën e avokatëve, edhe pse prokurorët e PSP-së insistuan që sot të vazhdojë seanca për rastin “Shënjestra-Fortesa”.
Në seancën e sotme duhej të dëshmonte dëshmitari Gjorgi Llazarevski, ish i punësuar në DSK.
Seanca e radhës për rastin “Shënjestra-Fortesa” është caktuar për më 13 dhjetor./Telegrafi/