Telegrafi

Anulohet seanca për ngjarjet e 27 prillit, Çavkov dorëzon kërkesë për deklasifikimin e dëshmive nga MPB

Seancat gjyqësore të caktuara për sot dhe nesër për ngjarjet e 27 prillit, janë anuluar për shkak të kërkesës nga gjykata për deklasifikimin e dëshmive nga MPB, e dorëzuar nga i akuzuari Mitko Çavkov.

Gjykimi pritet të vazhdojë të mërkurën, ndërsa seanca e fundit u mbajt të premten kur u prezantuan dëshmi materiale shtesë nga ana e avokatit të Çavkovit, Sashko Dukoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kurse nesër skadon afati për dorëzimin e kërkesave për të përfituar nga Ligji për falje për të akuzuarit për të “enjten e përgjakshme”. Deri tani kërkesë për falje kanë paralajmëruar të akuzuarit Krsto Mukoski, Nikolla Mitrevski Koljo, Oliver Radullov, Mlladen Dodevski, ndërsa pritet të dorëzojnë edhe deputeti Sasho Vasilevski dhe i akuzuari Aleksandar Vasilevski – Ninxha.

Sipas ligjit, amnisti nuk do të ketë për organizatorët, personat që kanë kryer dhunë fizike, që kanë poseduar armë, si dhe personat zyrtarë që kanë tejkaluar kompetencat./Telegrafi/