Për shkak të sëmundjes së gjykatësit Osman Shabani sot në Gjykatën Penale në Shkup nuk u mbajt seanca për lëndën e PSP-së “Tenderët”, në të cilën akuzohet ish-ministrja për kulturë Elizabeta Kançeska-Mileska, në lidhje me tenderin për kryerjen e punëve në Muzeun e luftës maqedonase dhe pavarësisë nga projekti Shkupi 2014″.
Seanca e re është caktuar për 25 shtator, ku do të dëgjohen dëshmitarët e prokurorisë dhe mbrojtësve.
Koha e dytë eventuale është caktuar për më 4 dhjetor. /Telegrafi/