Telegrafi

Anulohet seanca për Grujevskin dhe Boshkovskin në Athinë

Sot është dashur të mbahet seanca me ankesat për ekstradimin nga Greqia në Maqedoni, nga ish-zyrtarët të DSK-së, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Seanca e sotme në Gjykatën e Lartë në Athinë është anuluar për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës.

Seanca e kaluar më 16 shkurt ishte anuluar pasi avokatët janë ankuar për kohën e pakët për të rishikuar lëndën.

Përndryshe, Grujevski dhe Boshkoski akuzohen për prishje të materialit të përgjimit dhe PSP-ja kërkon përgjegjësi ligjore për përgjimin e qytetarëve dhe prishjen e mjeteve për përgjim. /Telegrafi/