Telegrafi

Anulohet seanca për falimentimin e “Fenit”

Seanca e sotme për falimentimin e Feni Industries SHA, është anuluar për shkak se nuk janë plotësuar detyrimet ligjore për mbajtjen e Seancës provuese dhe Mbledhjes raportuese, kumtoi drejtuesi i falimentimit, Mirosllav Anastasievski.

“Dokumentet e lëndës janë para Gjykatës së Apelit në Shkup, pas ankesës së dorëzuar kundër Vendimit për hapjen e procedurës së falimentimit mbi ndërmarrjen e falimentuar që është në borxh”, tha Anastasievski.

Procesi i falimentimit, siç thotë drejtuesi i falimentimit, rrjedh sipas procedurës ligjore, Këshilli i kreditorëve është formuar dhe mbledhjet mbahen rregullisht./Telegrafi/