Site icon Telegrafi

Anulohet seanca gjyqësore për rastin “Talir”, PSP e pakënaqur

Për shkak të mungesës së Igor Janushev dhe Naum Stoillkovskit, të cilët janë përfaqësojnë OBRM-PDUKM-në, gjykimi për lëndën “Talir” të Prokurorisë Speciale Publik u anulua për 16 maj të këtij viti.

Para fillimit të seancës, avokati i njërit nga të akuzuarit, Donçe Nakov, e njoftoi kryetarin e këshillit gjyqësor Osman Shabani se për shkak të obligimeve rreth fushatës zgjedhore, përfaqësuesit e partisë nuk do të mund të jenë të pranishëm në gjykim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prokurorja Lençe Ristovska tha se kjo është një përpjekje për të shtyrë gjykimin për arsye se sot e njoftojnë gjykatë, dhe jo më herë. Ajo propozoi që partia të caktojë më shumë persona që ta përfaqësojnë në seanca gjyqësore.

Gjyqtari Shabani e anuloi gjykimin duke i bërë vërejtje OBRM-PDUKM-së.

Në rastin “Talir” të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakieski të cilët ngarkohen për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” dhe “larje parash”, si dhe Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska të akuzuar vetëm për veprën “larje parash”. Për veprën e njëjtë, si subjekt juridik me aktakuzë është përfshirë edhe partia OBRM-PDUKM.

E akuzuara Elizabeta Çingarovska nuk gjykohet sepse ajo bëri marrëveshje me PSP-në, pranoi fajin dhe mori dënim me kusht, burg prej dy viteve, të cilin nuk do ta kryejë nëse në pesë vitet në vijim nuk kryen vepër tjetër penale.

Sipas PSP-së, të akuzuarit në mënyrë joligjore morën së paku 4,6 milionë euro për partinë, e më pas organizuan që ato para të paguhen në xhiro-llogari të partisë përmes fletëpagesave në emra të njerëzve të ndryshëm./Telegrafi/

Exit mobile version