Sot në Prokurorinë Themelore Shkupi 1 është anuluar seanca gjyqësore për rastin ‘Erazmus’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Anulimi u bë pas kërkesës së avokatit të palës mbrojtëse, Jovan Joanidis, për ndërrim të gjykatësve nga Këshilli Gjyqësor, Lubinka Bashevska dhe Ivica Stefanovski, ku sipas tij ekziston dyshimi se këto gjykatës mund të veprojnë në mënyrë të paanshme, pasi që një njëherë kanë refuzuar ankesë të palës mbrojtëse.
Të dyshuarit akuzohen se gjatë periudhës 2015 – 2016, duke shfrytëzuar pozitën e tyre, kanë kryer vepra penale. B. Sh dhe S. R akuzohen për verpën penale të ”ryshfetit”; D. J akuzohet për ”ryshfet dhe pranim dhurate për ndikim të paligjshëm; L. J dhe S. D akuzohen për ”keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave”.
Përndryshe në akuzë është përfshirë edhe personi D.D, për tre vepra penale të ”ryshfetit”, ndërkaq ndaj personit T. F është ndërprerë procedura hetimore, në mungesë dëshmishë./Telegrafi/
PTHP-ja për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion e ka ngritur rastin në tetor vitin e kaluar. /Telegrafi/