Site icon Telegrafi

Anulohet seanca e sotme për „Grupin e Kumanovës“

Seanca e sotme pë procesin gjyqësor „Lagja e Trimave“ është shtyrë për më 19 maj, për shkak se nuk janë sjellë personat e akuzuar si ”ndihmësit” e „Grupit të Kumanovës“, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Prokuroria vendosi që t’i bashkojë këto dy lëndë, ndërkaq bëhet fjalë për një grup banorësh të lagjes, të cilët akuzohen se u kanë ofruar mbështetje Grupit.

Për shkak të bashkimit të lëndëve, procesi gjyqësorë duhet të fillojë që nga fillimi, edhe pse ka arritur në mes të punimeve. Ky zhvillim do ta vështirësojë punën pasi që në sallë do të duhet që të jenë të pranishëm edhe minimum 20 persona tjerë dhe avokatët e tyre mbrojtës.

Këshilli penal ka bërë kërkesë që për këtë lëndë të shfrytëzohet salla e Gjykatës së lartë, por nga atje, janë përgjigjur që Këshillit penal të gjejë një zgjidhje të pavarur./Telegrafi/

Exit mobile version