Telegrafi

Anulohet Seanca e sotme gjyqësore kundër Grujevskit dhe Boshkovskit, seanca e re më 24 tetor

Gjykata e Selanikut e anuloi gjykimin e sotëm të ish-shefit të Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski dhe të punësuarin në DSK, Nikolla Boshkoski, dhe caktoi datë te re, 24 tetorin për seancë gjyqësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Grujevski dhe Boshkovski janë të akuzuar nga Prokuroria Speaciale për përgjim joligjor dhe për shkatërrim të sistemeve për përgjim, raste të njohura me emrat “Fortesa”, “Shënjestra” dhe “Fortesa 2”.

Grujevski dhe Boshkovski u arrestuan në aeroportin e Selanikut, duke tentuar ta lëshojnë Greqinë me pasporta të rrejshme bullgare. Grujevski ka poseduar pasaportë me emrin Hristo Atanasov, ndërsa Boshkovski me emrin Nexhbi Hasan./Telegrafi/