Këngëtari i njohur shqiptar dhe ish-deputeti i Kosovës, Labinot Tahiri, kishte paralajmëruar një protestë për sot (e premte) në orën 11:00, në Ferizaj.
Kjo protestë kishte për qëllim kundërshtimin e masave të reja të Qeverisë së Kosovës, për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
Megjithatë një protestë e tillë nuk do të mbahet dhe këtë e ka bërë të ditur vet Tahiri nëpërmjet një njoftimi në Facebook.
Ai ka shrkuar se anulimi i protestës po ndodh shkaku i brakitsjes së gastronomeve – pasi protesta ishte paraparë të bëhej në dakordim me ta.
Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):
Lajmrim lidhur me ANULIMIN E PROTESTËS për Sot!
Të dashur qytetarë mirëmengjesi!
Qytetarë Zoti ua shpetoftë familjet e juaja nga PANDEMIA!
Sa i pêrket për LEUKEMINË DHE KANCERIN gjithnjë do të jem i gatshëm për ju.
Protesta e thirur nga unë për ti mbrojtur bisneset dhe gastronomët ishte tepër e sinqertë dhe tepêr e drejtë!
Sot para 20 minutave, kryetari i Gastronomëve paska dalur me nje deklaratë ku nuk marrin pjesë në protestë, unë me përgjegjegjesitë që kisha për ta, e ANULOJË PPROTESTËN PËR SOT!
Ata ineteres nuk paskan as pak, dhe i paskan punët mirë, nuk di qysh dilnin në sheshe me TENGJERE E KUSIA!
Të gjitha ankesat e tyre paskan qenë politike!
Kështu janë njerezit që shikojnë me të lan në lloq!
Pra dhe unë i respektojë masat dhe ruani shëndetin.
EH KOSOVA JONË E DASHUR EDHE ME U QU NË KËMBÊ E ME E NGRIT ZANIN DHE ME QËLLIM ME TË LAN NË LLOQ , JOOOO ME MUA KURRË!
Ju falenderojë shumë për interesimin e madh që keni pasur vetem juve si qytetarë , por me një njeri ose me gjoks i vetëm nuk shtyhen gjërat kur të gjithë nuk janë njëzëri!!!
ZOTI JU BEKOFTË!
Media mund ta merrni shkrimin për anulimin e protestës vetem dhe arsyen e shenoni se ndryshe nuk do ta kisha anuluar.
Sinqerisht Labi Kosovë e Shqipêrisë. /Telegrafi/