Telegrafi

Anulohet projekti për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë

Sektori i Prokurimit të Shërbimit Spitalor të Klinikës Universitare të Kosovës (SHSKUK) edhe pse ka shpallur tender për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë, kjo është anuluar pasi Qeveria e Kosovës nuk ka ndarë buxhet për këtë projekt.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një dokumenti në rrjetin social në Facebook kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni.

Në vendim thuhet se mbi ndarjet buxhetore për vitin 2021 për projektin “Ndërtimi i spitalit të Përgjithshëm në Podujevë”, nuk janë ndarë mjete financiare.

Në vendim po ashtu thuhet se drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së në cilësinë e ZKA-së ka njoftuar në lidhje me këtë procedurë.

“Në mungesë të mjeteve financiare për vitin 2021 anulohet procedura e prokurimt për ‘Ndërtimin e spitalit të Përgjithshëm në Podujevë’ “, thuhet në vendim. /Telegrafi/