Telegrafi

Anulohet plani i pakuptimtë për ngjyrosjen e gurëve të plazheve (Video)

Zyrtarët në Costa del Sol të Spanjës, janë detyruar ta anulojnë planin, si pjesë e të cilit gurët e plazheve do lyheshin me ngjyra të ndryshme.

Ideja pas këtij projekti, ishte që bregdetet të bëheshin shumëngjyrësh, me shpresën se mund të bëhej atraksion turistik, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, projekti u konsiderua i pakuptimtë, që në fazat fillestare dhe u kundërshtua prej banorëve dhe politikanëve lokalë.

Grupi prej dhjetë punonjësve, u angazhuan që t’i lyejnë disa prej gurëve në një prej plazheve më të popullarizuara, me ngjyrë të padëmshme për ambientin dhe gjallesat.

“Donim të dukej bukur dhe mbresëlënëse, sikur ndonjë mozaik gjigant” thuhet në raportin e planifikuesve, që ndaluan punën menjëherë.

Iniciativa që konsiderohej artistike, është kritikuar ashpër në rrjetet sociale, pasi gurët e lyer nuk dukeshin aspak këndshëm. /Telegrafi/