Site icon Telegrafi

Anulohet përsëri seanca gjyqësore kundër Vlladimir Taleskit

Senca gjyqësore për rastin “Transportuesi”, në të cilën i akuzuari i parë është kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, edhe sot është shtyrë për shkak munvesës së njërit prej të akuzuarve.

Kjo është hera e dytë që është shtyrë seanca kundër Taleskit dhe 20 personave tjerë, të cilët akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me ç’ka kanë shpërdoruar rreth 360 mijë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Seanca e kaluar më 28 shtatori, u shty për shkak të mungesës së të akuzuarës Jasmina Nikiq Desanovska./Telegrafi/

Exit mobile version