Telegrafi

Anulohet përfundimisht ndeshja mes Manchester United dhe Liverpoolit

Ndeshja e Manchester United në Ligën Premier me Liverpoolin që parashihej të luhej të dielën pasdite, është ndërprerë, pasi tifozët u futën në fushën e Old Trafford.

Ndeshja e së dielës u hodh në dyshime herët pasdite, kur përkrahësit e Djajve të Kuq filluan të protestonin jashtë hotelit Lowry në qendër të qytetit të Mançesterit, ku lojtarët qëndronin përpara ndeshjeve.

Lexo po ashtu Shënojnë gola dhe hipin mbi rrjetën e portës - skena nga protesta e tifozëve në Old Trafford

Pak kohë më vonë, mijëra tifozë që protestuan jashtë Old Trafford goditën një barrierë sigurie dhe shtynë sigurinë dhe u futën në fushë.

Fillimi i ngjarjes ndodhi nga ora 15:30, derisa është duke vazhduar ende në qytet, gjersa me vonës u larguan tifozët nga stadiumi.

Lexo po ashtu Shtyhet ndeshja mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolit

Tifozët përreth fushës u shpërndanë para orës 17:30 pasdite, por kishte ende disa probleme me tifozët përreth hotelit, me lojtarët e Liverpoolit që ende prisnin në hotelin e tyre gjithashtu.

Do të ketë detaje të reja se kur mund të luhet takimi mes dy skuadrave, mirëpo për sot raportohet nga mediat në Angli se ka mbaruar gjithçka. /Telegrafi/