Evenimenti më i madh muzikor shqiptar do të zhvillohet mbrëmjen e së premtes, më 24 qershor.
“Top Awards” ditë më parë ka bërë të ditur se cilët artistë do të performojnë live në skenën gjigante në Pallatin e Kongresevet.
Ndër artistët që do të performojnë të premten ishte edhe 2Ton, por gjërat kanë ndryshuar në moment të fundit.
Lajmi.net mëson se reperi nga Ferizaji ka anuluar pjesëmarrjen e tij në këtë kompeticion pasi ai do të jetë jashtë Kosovës në një koncert, transmeton lajmi.net.
Në faqen zyrtare të “Top Awards” është hequr në heshtje fotografia e reperit mirëpo ky ndryshim nuk është bërë i ditur për publikun dhe fansat e tij.
Ndërsa në profilin e “Top Awards” në Instagram ende figuron fotografia e 2Ton.