Vazhdojnë anulimet për nisjen e seancës për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
E njejta seancë, e nisur që nga dita e mërkurë (9 janar) ku pati fjalim kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot edhe një herë është anuluar për në ora 15:00 edhe pse e njejta prej dje u vendos që të rinis sot në ora 12:00.
Sipas informatave, deri atëherë duhet të ketë edhe një takim Zoran Zaev-Bilall Kasami për të diskutuar rreth amandamentit të Lëvizjes Besa lidhur me nënshtetësinë nëpër dokumentet zyrtare.
Lëvizja Besa ka propozuar që nëpër dokumente mos të ketë vetëm shtetësi maqedonas/e, por e njejta të jetë e shtuar nga fjalia, qytetar i Republikës së Maqedonisë Veriore.
Sot gjatë ditës, Hristian Mickoski i OBRM-PDUKM-së ka caktuar mbledhje të Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së. /Telegrafi/