Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, tha se presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ka treguar respekt ndaj kryeministres dhe Britanisë së Madhe.
Komentet vijnë, pasi Trump e quajti ambasadorin britanik në SHBA, Kim Darroch si një njeri “shumë budalla”.
Presidenti, kritikoi edhe kryeministren në largim, Theresa May, duke thënë se ajo kishte injoruar këshillën e tij për BREXI-in.
1/2 @realDonaldTrump friends speak frankly so I will: these comments are disrespectful and wrong to our Prime Minister and my country. Your diplomats give their private opinions to @SecPompeo and so do ours! You said the UK/US alliance was the greatest in history and I agree… https://t.co/hNeBWmyyVN
— Jeremy Hunt (@Jeremy_Hunt) July 9, 2019
Ndërkohë, është anuluar një takim i planifikuar i sekretarit britanik të Tregtisë Ndërkombëtare, Liam Fox me sekretarin amerikan të Tregtisë, Wilbur Ross në SHBA.
E gjithë kjo përplasje mes zyrtarëve amerikanë dhe britanikë vjen pasi të dielën u publikuan dokumente të fshehta, në të cilat ambasadori britanik në SHBA, e quante administratën e Trumpit, të “pa aftë”.
The wacky Ambassador that the U.K. foisted upon the United States is not someone we are thrilled with, a very stupid guy. He should speak to his country, and Prime Minister May, about their failed Brexit negotiation, and not be upset with my criticism of how badly it was…
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) July 9, 2019
Ndërkohë qeveria britanike ka nisur një hetim për rastin.
Megjithatë, qeveria britanike deklaroi se e mbështet ambasadorin e Britanisë së Madhe në SHBA, dhe nuk dha shenja se do ta zëvendësojë atë. /REL/