Jeff Bezos sot mori një goditje në betejën e tij me rivalin Elon Musk në hapësirë pasi kompania e tij Blue Origin braktisi lëshimin e raketës New Glenn përpara udhëtimit të saj të parë të planifikuar.
Ngritja në Stacionin e Forcave Hapësinore Cape Canaveral fillimisht ishte planifikuar për në orën 1:30 të mëngjesit (sipas kohës lokale), por u shty në mënyrë të përsëritur përpara se të anulohej përfundimisht, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Misioni i planifikuar, kulmi i një zhvillimi dhjetëvjeçar, shumë miliardë dollarësh, do ta kishte shtyrë Bezos në rivalitetin e tij të vazhdueshëm me miliarderin tjetër Musk në tregun komercial të hapësirës.
Welcome home, Jacklyn. This sea-based landing platform is where New Glenn’s reusable booster will return home again and again after each mission to quickly refurbish for its next flight. pic.twitter.com/j0aMorEn9d
— Blue Origin (@blueorigin) September 4, 2024
Ngritja ishte shtyrë nga një sërë vonesash, pas së cilave ishte bërë anulimi përfundimtar.
Duke folur në një intervistë para lansimit, themeluesi i Blue Origin, Jeff Bezos tha se “gjëja për të cilën jemi më nervozë është ulja e përforcuesit”.
“Është e qartë se në fluturimin e parë mund të keni një anomali në çdo fazë të misionit, kështu që çdo gjë mund të ndodhë”, tha ai.
Para anulimit të plotë, ekipi kishte thënë se ata “po punojnë me anomali” – megjithëse nuk u bë e qartë se çfarë ishin ato. /Telegrafi/