Site icon Telegrafi

Anulohet ‘Met Gala 2020’

Si shumë nga ngjarjet kulturore të rëndësishme në botë, së fundmi u njoftua se është shtyrë edhe një tjetër event i modës.

Fjala është për “Met Gala” që siç u parashikua do të mbahej më 4 maj, por anulimi i kësaj ngjarje vjen për shkak të përhapjes së virusit COVID-19.

Ngjarja vjetore e modës, që zhvillohet zakonisht të hënën e parë të majit, nuk do të organizohe dhe deri më tani nuk ka asnjë njoftim për datën e re.

Lady Gaga (Foto: Getty Images/Guliver)

Met Gala po ashtu është eventi i fundit që anulohet si pasojë e pandemisë pasi dje u njoftua edhe shtyrja e “Eurovision 2020”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Met Gala

Mbrëmja e parë Gala u mbajt në vitin 1948 në Muzeun Metropolitik të Artit, New York, për të inkurajuar donacionet nga shoqëria e lartë e New York-ut.

Kylie Jenner dhe Kendall (Foto: Getty Images/Guliver)

Tema e Ekspozitës së Kostumeve të këtij eventi ndryshon çdo vit.

Tema e vitit të kaluar ka qenë “Kampi: Shënime mbi modën”, që kishte të bënte me interpretimet e ekzagjeruara stilistike, ndërkohë tema e këtij viti, “Rreth kohës: Moda dhe Kohëzgjatja” është frymëzuar pjesërisht nga Virginia Woolf dhe teoritë e filozofit francez, Henri Bergson. /Telegrafi/

Exit mobile version