Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrje Financiare e paraparë për sot, është anuluar.
Në këtë Komision ishte paraparë që të raportojë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Memli Krasniqi, si dhe ai i Diasporës Valon Murati.
Anulimin e mbledhjes së këtij komisioni e ka konfirmuar për KosovaPress-in zyrtarë të Kuvendit të Kosovës, pa dhënë arsyet e anulimit.
Temë diskutimi në këtë komision do të ishte shqyrtimi Raportit të Auditorit për këto dy ministri.