Është anuluar konkursi i hapur për drejtorë të Bordeve të katër kompanive të ujësjellësit në Kosovë.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi të publikuar në web faqen e Qeverisë së Kosovës.
“Anulohet konkursi i publikuar në web faqen e Zyrës së Kryeministrit dhe në gazetën ditore Epoka e Re, me datën 15 korrik 2020 deri me datën 15 gusht 2020 për Drejtorë të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore të: NPH Ibër Lepenc Sh.A, kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina Sh.A, Prishtinë, kompania Rajonale e Ujësjellësit Radoniqi Sh.A, Gjakovë, kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovicë Sh.A, Mitrovicë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli përmes një video-mesazhi rreth dy javë më parë i kanë bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë në konkurset publike. /Telegrafi/