Në Bruksel, në momentet e fundit është anuluar konferenca e paralajmëruar e shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Arsyeja zyrtare nuk është bërë e ditur, por përmendet “çështja e agjendës” si arsye për anulimin e deklaratave të përbashkëta të Mogherinit dhe Haradinajt.
Ndryshe, për Haradinajn kjo është vizita e tij e parë zyrtare në Bruksel pas marrjes së funksionit në krye të Qeverisë së Kosovës. /KP/