Katër ditë më parë, Regjistri Qendror njoftoi zyrtarisht kërkuesit për regjistrimin e shoqatës “Car Ferdinandi” se kërkesa është shpallur e padorëzuar.
Arsyeja është se, brenda afatit të caktuar, kërkuesit nuk i kanë hequr mangësitë, pra nuk kanë marrë miratimin për emrin nga Trupi Këshillimor për përdorimin e emrave historikë.
Fondacioni bullgar “Maqedonia”, i cili koordinon shoqatat bullgare në Maqedoni, njoftoi se themeluesit dhe menaxhmenti i “Car Ferdinandit” do të parashtrojnë ankesë brenda afatit ligjor dhe procesi me siguri do të arrijë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ndërsa Maqedonia do të të jetë e dënuar.