Zoran Verushevski ka qenë arsyeja e anulimit për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike “Shënjestra-Fortesa”, pasi organet e shtetit nuk kanë mundur ta gjejnë të njejtin në adresën e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Personi disa herë është kërkuar në adresën e tij por banesa e tij ka qenë e mbyllur” tha gjykatësja Xheneta Begtoviq e cila e lexoi arsyetimin e organeve që e kanë kërkuar Verushevskin.
Nga gjykata Verushevskin e kanë kërkuar edhe në qeveri ku edhe është i angazhuar si këshilltar. Në qeveri e kanë vulosur ftesën por nuk e kanë konfirmuar se Verushevski e ka lexuar ftesën për tu paraqitur sot në gjyq. /Telegrafi/