Site icon Telegrafi

Anulohet gjykimi për rastin “Titanik”, seanca e radhës më 23 prill

Seanca e sotme për rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale, është anuluar pasi mungoi gjykatësi Ognen Stavrev. Seanca e radhës është caktuar për më 23 prill.

Gjykimi për rastin “Titanik” ndodhet në fazën e dëshmive dhe prezantohen materiale nga PSP-ja. Bëhet fjalë për rreth 5900 dëshmi materiale, në mesin e të cilave edhe dokumente personale, si dhe kërkesa për dhënin e letërnjoftimeve, deklarata për persona të autorizuar, xhirollogari, vërtetime dhe dokumente tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përveç ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Hungari, në “Titanik” të akuzuar janë Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Birshkoska-Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kirill Todorvski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjkan Nakievski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.

Ata dyshohen për bashkim kriminel, shkeljen e së drejtës së votimit, shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore./Telegrafi/

Exit mobile version