Seanca e sotme gjyqësore për rastin e PSP-së “Lëndina” është anuluar për më 29 mars, pasi mungoi i akuzuari i parë gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas, për shkaqe shëndetësore.
Avokatja e tij Anita Begova tek gjykata dorëzoi vërtetim mjekësor se Llatas është në pushim mjekësor, për shkak të inflamaconit në veshin e mesëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në rastin “Lëndina” të akuzuar janë Dragan Pavlloviq-Llatas dhe vëllezërit e tij Srgjan dhe Zveznda, për ndërtim pa leje të tre shtëpizave në Zelenikovë.
Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit kanë ndërtuar tre shtëpiza në Komunën e Zelenikovës, ndërsa lejet i kanë marrë pas përfundimit të ndërtimeve./Telegrafi/